Rritet çmimi i ujit?! Publikohet njoftimi zyrtar

0 62

Ditën e djeshme, u tha se çmimi i ujit të pijshëm do të rritej, duke sjellë një shtrenjtim të çmimit të këtij shërbimi.

Ndërkohë, sot Enti Rregullator i Ujit ka publikuar një njoftim në të cilin ka “përgënjeshtruar zërat” ku thuhet se nuk do të ketë një rritje.

Reagimi i Plotë nga ERRU:

Metodologjia e re nuk paralajmëron rritjen e çmimit të ujit!

Në lidhje me artikullin e botuar dje më datë 27.01.2022 nëRevistën Monitor me titull “Tarifat e reja të ujit, ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohet rritje e çmimit”, sqarojmë:

Artikulli i është referuar parathënies sëmetodologjisë, në të cilën shpjegohen arsyet e rishikimit të metodologjisë ekzistuese të vendosjes së tarifave të shërbimeve UK në përgjigje tësituatësaktuale të sektorit ujësjellës kanalizime nëShqipëri, si dhe të kërkesave bashkëkohore ndaj këtij instrumenti rregullator. Në të përshkruhet se kukonsistojnë arsyet e rishikimittë metodologjisë aktuale në atë të rishikuar. Në këtë kuptim, autori i është përmbajtur korrekt parathënies.

Problemi qëndron në titullin e vendosur nëkëtë artikull, i cili ka krijuar mjaft konfuzion dhe reaksion në disa media audio vizive dhe të shkruar. Titulli nuk i korrespondon brendisë (përmbajtjes) së artikullit, sepsenëse lexohet me kujdes,metodologjia, nuk ka të bëjë aspak me një rritje të pritshme të çmimit të ujit.

Theksojmë faktin se, në zbatim tëMetodologjisë se vendosjes së tarifave, ERRU shqyrton propozimet e shoqërive ujësjellës kanalizime për çmime (tarifa) të reja për konsumatorët. ERRU analizon këto propozime bazuar në kritere të sakta. Sëpari, që kostot e shërbimeve që paraqet shoqëria duhet të jenë të justifikuara, dhe së dyti tarifat duhet të jenë të përballueshme nga konsumatorët.

ERRU nuk detyron shoqëritë UK të paraqesin propozime për çmime të reja për shërbimet UK,dhe pasi analizon propozimet për tarifa të reja nga shoqëritë UK nuk miraton tarifa më të larta se ato që këto të fundit kërkojnë.

Është nën vullnetin e shoqërisë, (dhe jo të ERRU-së) qënëkonsultim me Këshillin Administrativ dhe bashkinë përkatëse tëvendosin nëse i duhen propozuar ose jo ERRU-sëpër miratim tarifa të reja për konsumatorët.

Sqarojmë gjithashtu se Metodologjia e re, subjekt i artikullit të mësipërm përfaqëson një përmirësim të instrumentit rregullator që përdor ERRU për vlerësimin e propozimeve për tarifa të reja me synimin për të qenë sa më objektiv dhe të saktë në këtë vlerësim, si edhe që t’i përgjigjet kërkesave bashkëkohore profesionale në përmbushje të misionit të saj për përmirësimin e performancës së sektorit UK, rritjes së cilësisë së shërbimeve, dhe në mbrojtje të interesave të konsumatorëve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.