Rritet numri i viktimave, Cami: Virusi ende mes nesh, minimizoni kontaktet

0 292

Covid-19 vijon që të jetë agresiv në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë, në raportimin e situatës në 24 orët e fundit, tha se betejën fatkeqësisht nuk e kanë fituar edhe tre pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës. ”Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 47 vjeçar nga Shkodra; një 72-vjeçare nga Elbasani, një 75-vjeçare nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese”,- tha në deklaratën për shtyp, Mirela Cami nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga ana tjetër, Cami tha se në 24 orët e fundit janë kryer 842 testime dhe janë konfirmuar 131 të prekur me Covid-19. ”49 raste në Tiranë, 16 në Durrës, 8 në Elbasan, 7 në Shijak, 6 në Korçë, nga 5 raste në Kukës, Berat, nga 4 raste në Shkodër, Krujë, Fier, 3 raste Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Has, Vlorë, Përmet, Dibër, Klos, Patos, nga 1 rast në Kavajë, Pogradec, Sarandë, Delvinë”,- tha më tej Mirela Cami nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit, janë 115 qytetarë që e kanë fituar betejën me Covid-19 duke e çuar numrin e të shëruarvë në 7847 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët vetëm 5 pacientë janë të intubuar. Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Cami i bëri thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore.

”Kur është e mundur të lejojnë punonjësit të punojnë nga shtëpia për të minimizuar kontaktin mes tyre dhe përhapjen e infeksionit. Virusi është ende mes nesh dhe ne mund ta mposhtim atë vetëm nëse ndryshojmë sjelljen tonë të përditshme duke respektuar rregullat e vendosura ne normalitetin e ri. Në çdo rast kur keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për t’u lidhur me mjekun e familjes, të merrni këshillim psikologjik si dhe të informoheni saktë mbi Covid-19”,-tha në deklaratën për shtyp.

COVID-19-Statistika (30 Shtator 2020)

Testime totale 88040
Raste pozitive 13649
Raste të shëruara 7847
Raste Aktive 5415
Humbje jete 387
(Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2676
Durrës 596
Shkodër 397
Lezhë 306
Elbasan 302
Fier 249
Korçë 240
Vlorë 193
Kukës 156
Berat 114
Dibër 109
Gjirokastër 77

Leave A Reply

Your email address will not be published.