Rritja e kurbës së Covid-19/Tomini: Mjekët u shfrenuan. Kurse rimbyllja…

0 632

Ditët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për shtim të rasteve të reja me Covid-19, shifra që nuk ishin as në pikun e pandemisë në vendin tonë. Sot u raportuan 44 raste të reja. Eugena Tomini, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP, thotë se kjo rritje ka ardhur si pasojë e rihapjes graduale, por edhe shkeljeve nga baret, restorantet dhe biznese të tjera, pasi qytetarët e ulën vigjilencën. Ajo qetësoi qytetarët kur tha se pavarësisht numrave në rritje rimbyllja nuk është marrë në konsideratë.

“Aktualisht është vërejtur një trend në rritje në 7 ditët në vijim. Gati 97% e subjekteve janë në aktivitet, pavarësisht se një pjesë e vogël nuk janë aktive. Strategjia e lehtësimit të masave nuk do të thoshte lehtësim të masave të disntancimit. Baret dhe restorantet janë në ambiente të hapura, janë dy strukturat bazë Inspektorati Shëndetësor Shtetëror dhe i Punës që bashkë me Task-Forcën e kryeministrisë janë duke monitoruar në terren, a ka shkelje? Sigurisht që ka, dhe kjo ka reflektuar në numrin në e rritur të Covid-19”,-tha në ”Repor Tv”.

Përballë kësaj situate të krijuar me numrat në rritje dhe rekomandimeve të OBSH-së për mbajtjen e detyruar të maskave, e pyetur nga Report Tv nëse ministria e Shëndetësisë duhet të vendosë me detyrim maskat, shefja e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike dha këtë përgjigje “Absolutisht në ambientet spitalore është më se e domosdoshme. Por përdorimi i maskës është theksuar për shumë herë se, nëse nuk respektohet distancimi fizik, nëse nuk kemi kushtet brenda një ambienti të mbyllur, maska është domosdoshmëri”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.