Rritja e kurbës së Covid-19/Vasili: Rama pranon propozimin tonë por është shumë vonë

0 365

Rritja e kurbës së Covid-19 në Shqipëri, për nënkryetarin e LSI-së, Petrit Vasili ka shkaktar vetëm një person dhe ai është kryeministri Edi Rama. Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet Institutit të Shëndetit Publik ka shtuar numrin e testimeve por përmes një dokumenti, thuhet se këto testime të kryen edhe tek privati, pasi në shtet nuk ka kapacitete. Për Vasilin, ishte kjo qeveri që nuk pranoi këtë procedurë e që tashmë pas refuzimit, pranojnë propozimin e opozitës me një vonesë të madhe.

Postimi i plotë

Pandemia, refuzuan testimet ne laboratore private, ndersa tani bejne te kunderten. Qe ne 1 prill i kam kerkuar publikisht Edi Rames dhe qeverise te beheshin testime duke perdorur te gjitha mundesite laboratorike publike dhe private.

Por e REFUZUAN egersisht. Sot po keta mbas gati 2 muaj e gjysem me vone, pra me nje vonese shume te madhe propozojne ate qe refuzuan 2 muaj e ca me pare.

Shiheni vete postimin tim te dates 1 prill dhe kerkesen e ketyre ne 8 qershor dhe komentet i beni vete.

Leave A Reply

Your email address will not be published.