Rritja e rasteve me Covid-19, Tomini: Duhet të jemi të parapërgatitur për një valë të dytë

0 337

Në 24 orët e fundit kurba e infeksionit me Covid-19, pësoi një rritje të ndjeshme, pasi u shënuan 25 raste të reja. Eugena Tomini, shefe e Survejancës dhe Shërbimit të Inteligjencës Epidemike në ISHP-së, thotë se rritja e rasteve me Covid-19 është një gjë e parashikuar për shkak të rihapjes graduale që po bëhet.

“Një situatë e parashikuar për shkak të tolerimit të masave dhe personave asimptomatikë. Një luhatje ditore nga dita në ditë. Në Tiranë ka pasur një transmetim komunitar, jo vetëm për vatrën e call center, por edhe të tjera, që nuk dihet të kenë historik me rastet e konfirmuara, prandaj ka një transmetim komunitar. ISHP duke ndjekur zbatimin e protokollit nga këto subjekte, call center, apo fasoneri. Sa i përket vatrave, kemi të tjera në qarqe, po bëhet një punë intensive. Në Tiranë për shkak të dendësisë së popullsisë dhe daljeve, duhet të respektohen masat e distancimit fizik”.

A duhet të përgatitemi për një valë të dytë? “Tani ne dimë ku të veprojmë. Duhet të jemi të parapërgatitur për një valë të dytë, ku do të kemi bashkëshoqërim të viruseve sezonalë me COVID-in. Vera sjell një shfrenim dhe argëtim dhe ndërkohë që nuk duhet neglizhuar distancimi fizik dhe higjiena duhet të respektin. Pavarësisht nëse do të jemi në det dhe rërë”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.