Rritje e infektimeve në vend, Manastirliu zbulon skenarët

0 305

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, në përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, bëri me dije hapjen e spitalit të dytë COVID, një strukturë mbështetëse brenda QSUT (spitali i ish-Kirurgjive) për të përballuar fluksin në rritje të të prekurve me Covid-19 që kanë nevojë për trajtim spitalor. ”Me plotësimin e kapaciteteve të spitalit Infektiv, po përgatitemi për hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT për të përballuar fluksin actual dhe po përfundojmë rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror që do të shërbejë në këtë spital”.

Nga ana tjetër, duke deklaruar se janë marrë masat për mjetet e mbrojtjes personale, aparaturat mjekësore dhe terapitë e nevojshme medikamentoze për pacientët, Manastirliu shpjegoi hapat që do të ndërmerren nëse numri rritet akoma më tepër, sidomos sa I takon rasteve në terapi intensive.

“Paralelisht me hapjen e ish-Kirurgjive në QSUT, nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive, do të hapim spitalin COVID-2, pra spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kapërcejnë këto kapacitete, do të hapet spitali COVID4 në aksin Tiranë-Durrës, I cili do të administrohet nga QSUT”.

Spitalet COVID3 dhe 4 janë parashikuar të jenë spitale karantinë, ku trajtohen kryesisht pacientë që gjendjen akute dhe janë në fazë rekuperimi. ”Përfundimi i gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk e ul gatishmërinë tonë në përballje me këtë virus të rrezikshëm, pasi vendi vijon të jetë në gjendje epidemie dhe bazuar në ligjin për sëmundjet infektive do të vijojnë të jenë në fuqi të gjitha masat që kufizojnë përhapjen e infeksionit. Strukturat e Task-Forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë të angazhuara 24/7 në terren në të gjithë territorin, me kapacitet të plotë dhe çdo thyerje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.