Rritje e numrit të të shtruarve në spital, bien rastet e reja me Covid-19

0 304

Bien ndjeshëm numri i rasteve pozitive me Covid-19 në vend, ndërkohë mbetet shqetësues numri i të shtruarve në spital. Nga 239 testime janë shënuar 33 raste pozitive, ndërsa në spital janë të shtruar 82 pacientë. Ditën e djeshme kishte vetëm 72 të shtruar, numër që 24 orët e fundit është rritur me 10 pacientë. Rastet aktive në të gjithë vendin kanë pësuar një rritje duke shkuar në 790.

Të shtruar – Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin trajtohen 82 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Raste dhe testime – Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 239 testime për të dyshuar të prekur me Covid-19 nga të cilat janë konfirmuar 33 raste pozitive, kryesisht raste të reja ne proces hetimi si dhe kontakte të rasteve të konfirmuara më herët pozitive.

Vatrat – Shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë në 24 orët e fundit është si vijon: 23 të prekur në Tiranë, 8 në Shkodër dhe nga 1 rast në Pogradec dhe Kamëz.

Të shëruar – Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1159 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Raste aktive – Në vendin tonë janë aktualisht 792 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim qytetarët, që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: për të ruajtur distancën fizike prej 1.5 metër nga njëri tjetri, për të ruajtur higjienën personale dhe për të mbajtur maskat kudo ku nuk respektohet dot distanca.

Protokollet – Bizneset të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve. Shmangni çdo lloj grumbullimi, pasi janë rrezik për përhapjen e infeksionit. Familjarët e pacientëve në spitale të shmangin sa më shumë vizitat, kurse të moshuarit kur është e mundur të shmangin kontaktet me qendrat shëndetësore, por të kontaktojnë nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes për barnat me rimbursim. Telefoni në linjën e gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes, për këshillim psikologjik apo informacion për Covid-19. Nëse keni shenja klinike, nëse dyshoni se jeni i prekur me Covid19, eshte e rëndësishme te qëndroni te izoluar dhe telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127.

Covid-19-Statistika (22 qershor 2020)

Testime totale 2369
Raste pozitive 1995
Raste të shëruara 1159
Raste Aktive 792
Humbje jete 44 (Qarku Tiranë 24, Durrës 9, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë-366
Durrës-150
Shkodër-133
Vlorë-54
Fier-37
Korçë-18
Lezhë-14
Elbasan-10
Kukës-8
Gjirokastër-1
Berat-1

Leave A Reply

Your email address will not be published.