Rritje në Itali/ 117 të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19

0 24

Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 117 viktima nga Covid-19 për një total prej 33,072 të vdekur.

Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 2443 persona teksa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 147,101.

Autoritetet raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 584 raste të reja pozitiv për një total prej 231,139.

Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 58 viktima nga Covid-19. Nga ana tjetër, po sot u identifikuan 384 raste të reja pozitive për një total prej 24,037.

Leave A Reply

Your email address will not be published.