Rritje rekord e çmimit të benzinës në SHBA

0 40

Çmimet me pakicë të benzinës kanë shënuar një tjetër rekord në SHBA, pasi furnizimet me karburant janë kufizuar prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës dhe sanksioneve pasuese ndaj Rusisë.

Sky News raporton se 1 gallon benzine me pakicë (1 gallon e barazvlefshme me 4.5 litra) kapi vlerën e 4.374 Dollarë ditën e sotme, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 4,331 dollarësh. Të dhënat janë bërë publike nga Shoqata Amerikane e Automjeteve.

Stoqet globale të karburantit po pakësohen pasi kërkesa është rikthyer në nivelet para pandemisë dhe furnizimet janë pakësuar më tej pas pushtimit të Ukrainës dhe sanksioneve pasuese ndaj Rusisë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët.

Megjithatë, çmimet e karburantit në Shtetet e Bashkuara mbeten dukshëm më të ulëta se në Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë dhe Francën, ku taksat më të larta rrisin koston e karburantit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.