RTV Ora dhe Ora News: Ndalimi i Presidentit Ndroqi, sulm politik. Tentativa e dytë e pushtetit

0 52

Nga dera e Gjykatës së Tiranës, Drejtori i Infromacionit i RTV Ora dhe Ora News Brahim Shima e cilësoi ndalimin e Presidentit të RTV Ora dhe Ora News, Ylli Ndroqi është sulm politik që vjen në një kohë që z. Ndroqi është në një proces gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Kjo, tha Shima, është tentativa e dytë e pushtetit për të mbyllur të vetmin ekran opozitar në vend. Një nismë e tillë merret në kohën kur presidenti I Yldon Media Group ndodhet në një gjyq me kryetari e bashkisë Erion Veliaj

“Ky eshte nje presion politik ndaj RTV Ora dhe Ora News”, deklaron drejtori i informacionit Brahim Shima. Me të njëjtat akuza që zoti Veliaj ngre ndaj zotit Ndroqi edhe SPAK merr një nismë. Ky është presion politik i bërë ndaj RTV Ora dhe Ora News por gazetarët nuk do të dorëzohen pa zbardhur të vërtetën pa u ndikuar.

“Brenda pak muajsh është tentativa e dytë për të bllokuar zërin e së vërtetës. Dua të ndaj veprimin e avokatëve dhe gazetarëve. Avokatët do e apelojnë vendimin. Nga ana e televizionit do mblidhet bordi për të mbajtur qëndrimin e tyre por nga unë do të them një fjalë. Te jemi me të vërtetën”.

Brenda 5 ditëve presidenti I Yldon Media Group, Ylli Ndroqi do të ankimojë vendimin Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e cila vendosi sekuestro të psaurive në ngarkim të tij dhe familjarëve. Në një prononcim për median avokatët e zotit Ndroqi shprehen të bindur se në shkallat më të larta gjyqësore do të vërtetohet që pasuria e zotit Ndroqi është vënë në mënyrë ligjore dhe jo siç pretendon SPAK

Leave A Reply

Your email address will not be published.