Ruçi pret në zyrë Hotin: Të vazhdojë dialogu me Serbinë

0 370

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe delegacionin qeveritar, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Sipas një njoftimi nga Kuvendi bëhet me dije se Ruçi dhe Hoti janë shprehur se marrëdhëniet dypalëshe midis Shqipërisë dhe Kosovës janë vëllazërore dhe të shkëlqyera.

“Bashkëpunimi midis dy vendeve është strategjik, stabilizues për rajonin dhe orientues për perspektivën euro-atlantike. Shqipëria po konkretizon partneritetin strategjik e gjithëpërfshirës me Kosovën, duke e bërë atë një model dhe inkurajim për bashkëpunimin rajonal”.

Ruçi vlerësoi programin e ri të qeverisë së Kosovës dhe nënvizoi nevojën e marrjes së përgjegjësive për të çuar përpara procesin e dialogut me Serbinë, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke hequr kështu çdo pengesë për rinisur dialogun Kosovë-Serbi.

”Shqipëria mbështet fuqishëm Dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Rezultati përfundimtar duhet të jetë një marrëveshje e detyrueshme ligjore, që mundëson njohjen e ndërsjellët mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Është shumë i rëndësishëm arritja e një konsensusi të brendshëm përsa i takon qëndrimit ndaj Dialogut. Mendojmë se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës, në funksion të forcimit të pozitave negociuese të Kosovës me Bashkimin Europian. Duhet të kemi e të tregojmë besim ndaj partnerëve strategjikë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.