Rusia dhe Kina pengojnë sanksionet ndaj Koresë së Veriut

0 27

Rusia dhe Kina kanë vendosur veton ndaj përpjekjes së Kombeve të Bashkuara për të aplikuar sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.

Shtetet e Bashkuara mbështetën nismën dhe përpiluan një rezolutë pas dhjetëra raketave balistike të testuara këtë vit nga vendi komunist.

Këshilli i Sigurisë është i përbërë nga 15 anëtarë, 5 prej të cilëve janë të përhershëm: Rusia, Kina, Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Rezoluta duhej të mbështetej me 9 vota pro dhe asnjë veto nga anëtarët e përhershëm, në mënyrë që të zbatohej. 13 anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë votuan në favor të sanksioneve të reja ndaj Koresë Komuniste.

Kjo është përçarja e parë publike mes vendeve me të drejtë vetoje që kur OKB nisi sanksionimin e Koresë së Veriut në vitin 2006.

Leave A Reply

Your email address will not be published.