Rusia: Evropianët do të vuajnë të parët nga embargo e naftës ruse

0 22

Sot, prodhuesit globalë të naftës kanë rënë dakord të rrisin furnizimin, në një përpjekje për të kompensuar pjesërisht rënien e prodhimit të Rusisë.

Ndërsa Rusia ka paralajmëruar se konsumatorët evropianë do të jenë të parët që do të vuajnë pasi Brukseli vendosi një embargo të pjesshme ndaj naftës ruse.

“Si rezultat i këtyre vendimeve, do të jenë konsumatorët evropianë që do të vuajnë”,-tha zëvendëskryeministri rus Alexander Novak.

Ai shtoi se mund të ketë një “deficit të madh” të produkteve të naftës në Bashkimin Evropian.

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të bllokojë shumicën e importeve të naftës ruse deri në fund të vitit 2022.

Ndalimi do të prekë naftën që arrin nga deti, por jo naftës së tubacionit, pas kundërshtimit nga Hungaria.

Polonia dhe Gjermania janë zotuar gjithashtu t’i japin fund importeve të tubacioneve, që do të thotë se një total prej 90% të naftës ruse do të bllokohet.

Leave A Reply

Your email address will not be published.