Rusia: Nuk do i mbyllim ambasadat në Europë, s’është në traditën tonë

0 26

Rusia ka deklaruar se nuk ka në plan t’i mbyllë ambasadat e saj nëpër Evropë si hakmarrje për masat që Perëndimi ka vendosur ndaj saj për pushtimin e Ukrainës, raportojnë mediat ruse.

“Kjo nuk është në traditën tonë,” tha zëvendësministri i Jashtëm Alexander Grushko për agjencinë shtetërore të lajmeve RIA.

“Prandaj, ne besojmë se puna e zyrave përfaqësuese diplomatike është e rëndësishme”.

Vendet perëndimore kanë vendosur një sërë masash ndëshkuese – duke përfshirë sanksionimin e zyrtarëve kryesorë rusë, ngrirjen e aseteve të bankës qendrore ruse dhe ndalimin e importeve të naftës ruse – për ta shtyrë Moskën të përfundojë ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë.

Të hënën, ambasadori i Rusisë në Poloni u godit me atë që dukej të ishte bojë e kuqe nga njerëzit që protestonin kundër luftës. Ai u pengua të vendoste lule në një varrezë sovjetike në Varshavë për të përkujtuar 77-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Rusia u përgjigj duke dërguar një notë proteste të formuluar në Poloni, shkruan BBC.

Leave A Reply

Your email address will not be published.