“Sa bëjnë 76+8, se mos gaboj”; Duka i druhet gafës si Basha, shkrin deputetët me të qeshura

0 44

Gafa e Lulzim Bashës (7 x 7 = 42) i ka bërë më të kujdesshëm politikanët tanë, kur iu hyjnë llogarive matematikore. Sidomos kur janë në transmetim “live”, sepse e kanë të sigurt xhiron e rrjeteve sociale.

Për të mos u bërë “meme”, Agron Duka, deputeti i parlamentit shqiptar, i ka matur mirë fjalët sot në takimin mes grupeve parlamentare për zgjedhjen e presidentit. Duke iu referuar numrit 84, sa vota kërkohen në tri raundet e para për të zgjedhur kreun e ri të shtetit, Duka kërkoi konsensus të gjerë.

Nëse është fjala për të “peshkuar” disa deputetë për ta arritur kuorumin 84 nga mazhoranca qeverisëse, ai tha se 8 deputetë i siguron vetëm ai si individ, jo më si grup parlamentar dhe kreu i një partie.

Pikërisht, këtu shpërtheu edhe e qeshura e madhe në sallën e takimit, në zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, kur Duka nisi të llogariste: Sa bëjnë 76+8….?! Ky ngurrim për të thënë shumën 84, sa vota duhen, se mos bënte gabim në llogari si Basha dikur në foltoren e parlamentit, shkaktoi të qeshura të forta.

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka nënvizoi me batutë: “A i keni 76 vota ju të mazhorancës andej? Se i bie 76 ju, plus 8 deputetë të mitë…, se mos bëj gabime në matematikë… Pra, unë jua plotësoj 84 vota, por puna është ta gjejmë me konsensus të plotë”.

Më tej, në fjalën e tij, Duka u shpreh për emra konkretë tashmë në ngociata mes palëve për presidentin e ri: “Ne nuk kemi asgjë në dorë vetëm këtë debatin publik aq sa njerëzit po mendojnë sa problem i madh qenka ky. Ne do mundohemi të gjejmë nja 20 firma dhe tua sjellim.

Po ta sjellim një emër ju do ta digjni, ndoshta nuk del parashikimi im do jemi shumë të kënaqur. Të paktën të kemi sy e faqe përballë publikut dhe nuk vijmë fare dhe ju e keni bërë këtë proces që të çoni ujë te mulliri juaj. Të mos i biem kaq gjatë. Këta e kanë ndarë mendjen për këtë punë. Nëse nuk pranojnë një nga kandidaturat tona del ajo që është provuar, se këta do të vendosin të vetin”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.