Sa do të zgjasë protesta e 7 korrikut? Berisha: Deri në realizimin e qëllimit

0 29

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët i është përgjigjur pyetjeve të këtyre të fundit.

Berisha u pyet rreth protestës së 7 korrikut dhe sa do të zgjasë ajo.

Ai deklaroi se protesta do të zgjasë deri në realizimin e qëllimit.

“Të vërtetat janë se protesta do të jetë e atillë se nuk do të ndalet deri në realizimin e qëllimit. Por cila do të jetë kjo protestë që nuk do të ndalet do ta tregojë vetë protesta. Mos harroni një parim: në lëvizje ky është një front, fronti për shpëtimin e Shqipërisë. Në një lëvizje suksesi përcaktohet kur ti pranon që njëherë udhëheq ti, njëherë të udhëheqin. Mund të të duket çudi, por vetëm në këtë mënyrë arrihet te suksesi. Unë jam i gatshëm edhe të udhëheq edhe të më udhëheqin”,-tha Berisha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.