Sa e varur është Europa nga gazi rus?

0 27

Nga Jake Horton, Daniele Palumbo & Tim Bowler, BBC

Ukraina ka deklaruar për herë të parë që nga fillimi i luftës se do të pezullojë rrjedhën e gazit natyror rus përmes një pike tranziti, e cila sipas Ukrainës dërgon pothuajse një të tretën e karburantit nga Rusia në Europë.

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka njoftuar se vendeve të BE-së u është ndaluar të blejnë naftë ruse pas fundit të vitit 2022. Anëtarët e BE-së, Hungaria dhe Sllovakia do të jenë në gjendje të vazhdojnë të blejnë naftë bruto ruse deri në fund të vitit 2023 .

Në mars, BE u zotua të reduktojë importet e gazit me dy të tretat brenda një viti por negociatat janë ende duke vazhduar. SHBA nga ana tjetër ka ndaluar importet ruse të naftës, gazit dhe qymyrit ndërsa Britania e Madhe do të heqë gradualisht naftën ruse deri në fund të vitit, raporton abcnews.al.

Rusia ka paralajmëruar se ndalimi i naftës së saj do të çonte në “pasoja katastrofike për tregun global” . Pavarësisht sanksioneve, Rusia pothuajse ka dyfishuar të ardhurat e saj mujore nga shitja e karburanteve në BE.

BE-ja ka importuar rreth 22 miliardë euro lëndë djegëse fosile në muaj nga Rusia që nga fillimi i luftës pasi çmimet e naftës dhe gazit janë rritur, në krahasim me një mesatare prej rreth 12 miliardë euro në muaj në vitin 2021.

Rusia është prodhuesi i tretë më i madh në botë, pas SHBA-së dhe Arabisë Saudite. Rreth gjysma e eksporteve të naftës së papërpunuar të Rusisë dërgohen në Europë, përpara vendosjes së sanksioneve.

Në vitin 2020, Holanda dhe Gjermania, ishin vendet që importuan më shumë naftë se pjesa tjetër e vendeve. Sllovakia dhe Hungaria – të cilëve do t’u jepet një vit shtesë për të gjetur furnizues alternativë importuan përkatësisht 96% dhe 58% të naftës ruse vitin e kaluar, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) .

Rusia përbënte vetëm 8% të importeve të naftës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2020 dhe 3% të importeve të naftës në SHBA vitin e kaluar.

Cilat janë alternativat që kanë vendet e tjera?

Analisti Ben McWilliams tha se duhet të jetë më e lehtë për të gjetur furnizues alternativë për naftë sesa për gaz. Disa vende, anëtare të IEA, kanë nxjerrë ekuivalentin e 120 milionë fuçive nga rezervat e naftës.

Në fund të marsit, presidenti i SHBA-së Joe Biden urdhëroi përdorimin e rezervave të naftës në një përpjekje për të ulur kostot e larta të karburantit. SHBA gjithashtu dëshiron që Arabia Saudite të rrisë prodhimin e saj të naftës.

Cila nga vendet po paguan në rubla?

Von der Leyen paralajmëroi se respektimi i kërkesave ruse do të shkelte sanksionet e BE-së dhe do të ishte “rrezik i lartë” për kompanitë që e bënin këtë. Vendet e BE-së janë të dyzuara në lidhje bllokimin e naftës ruse. Kompanitë e gazit në disa vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë, Hungarinë dhe Sllovakinë, kanë rënë dakord të paguajnë gazin në euro përmes bankës ruse Gazprombank, e cila më pas do t’i konvertojë pagesat në rubla.

Financial Times ka raportuar se kompanitë e gazit në Austri dhe Itali po planifikojnë gjithashtu të hapin llogari me Gazprombank. BE tha javën e kaluar se nëse blerësit e gazit rus mund të kryejnë pagesat në euro dhe të marrin konfirmimin e kësaj përpara se të ndodhte ndonjë konvertim në rubla, kjo nuk do të shkelte sanksionet.

Megjithatë, ka pikëpamje të ndryshme midis vendeve se si të interpretohen udhëzimet e tij fillestare dhe diplomatët e BE-së kanë kërkuar më shumë qartësi mbi këtë çështje.

Sa e varuar është Europa nga gazi rus?

Në vitin 2019 Rusia përbënte 41% të importeve të gazit natyror të BE-së. Italia dhe Gjermania janë më të prekura pasi janë vendet që importojnë më shumë gaz nga Rusia. Rusia siguron vetëm rreth 5% të furnizimeve me gaz të Britanisë së Madhe.

Gazi dërgohet në Europë nga Rusia përmes disa tubacioneve kryesore.

Po alternativat ndaj gazit rus?

Europa mund t’u drejtohet eksportuesve ekzistues të gazit si Katari, Algjeria apo Nigeria. Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të dërgojnë 15 miliardë metra kub shtesë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në Europë deri në fund të këtij viti.

Europa gjithashtu mund të rrisë përdorimin e burimeve të tjera të energjisë si energjia e erës, por ta duhet kohë dhe nuk është e lehtë.

Çfarë do të ndodhë me rritjen e faturave?

Konsumatorët do të përballen me rritjen e faturave të energjisë dhe karburantit. Çmimet, tashmë të larta ka të ngjarë të rriten edhe më shumë nëse Rusia kufizon eksportet e gazit në Europë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, faturat e energjisë janë mbajtur nën kontroll nga një kufi i çmimit të energjisë. Por faturat u rritën me 700 paund në rreth 2,000 paund në prill kur u rrit kufiri. Ata pritet të arrijnë rreth 3,000 paund kur kufiri të rritet sërish këtë vjeshtë.

Çmimet e benzinës dhe naftës në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur gjithashtu dhe qeveria ka njoftuar një ulje të tarifës së karburantit ndërsa shoferët po përballen me rritjen e çmimeve rekord.

Leave A Reply

Your email address will not be published.