Saimir Tahiri dorëzon rekursin, kërkon pezullimin e dënimit

0 38

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka dorëzuar ditën e djeshme rekursin në Gjykatës e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku ka kërkuar pezullim të dënimit.

Kujtojmë se Tahiri u dënua me 3 vite e 4 muaj për akuzën “Shpërdorim detyre”.

“Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, më datë 26.04.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u depozitua dhe u regjistrua rekursi nr. 79, datë 26.04.2022, paraqitur nga i pandehuri S.T., ndaj vendimit nr. 03, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin u deklaruan fajtorë të pandehurit S.T. dhe J.Ç. për veprat penale të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal”,-thuhet në njoftim.

Leave A Reply

Your email address will not be published.