Salah bën presion, shpreh dëshirën por i kalon topin Liverpool

0 170

Momo Salah prej vitesh është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Liverpool por tashmë ka ardhur koha për të vendosur “pikat mbi i”. Sulmuesit egjiptian i skadon kontrata pas 18 muajsh dhe e sigurt që për të do të dëgjojmë shumë në një kohë kur interesimi është i madh ndërsa mungon oferta e duhur nga të kuqtë për të rinovuar kontratën.

Në një intervistë për GQ, Salah është pyetur mbi këtë temë: “Dëshiroj të qëndroj, por i takon Liverpool të vendos. Ata e dinë shumë mirë se çfarë kërkojnë dhe nuk bëhet fjalë për një shifër të çmendur. E njoh shumë mirë klubin pas jam pjesë prej 5 vitesh këtu. I dua tifozët dhe ata gjithashtu më duan, por drejtuesit e klubit e dinë se çfarë pres prej tyre”, theksoi Salah që dukshëm kërkon një përmirësim të pagës.

Leave A Reply

Your email address will not be published.