Sali Berisha bën paralajmërimin: Shtëpia do pastrohet nga vrasësit dhe trafikantët!

0 43

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka pranuar se protesta e 8 Janarit nuk e arriti qëllimin e saj maksimal, që ishte marrja e selisë së Partisë Demokratike, por paralajmëroi se herën tjetër protestuesit do të përgatiten më mirë për të hyrë në ndërtesë.

“Policia e pa që kishte rrezik që protestuesit do merrnin ndërtesën. Edi Rama është i tmerruar. Ai të gjithë sigurinë e tij e ka mbështetur te blindet dhe këtë e aplikoi te selia e PD-së. Fakti që revolucioni paqësor i shkriu blindet, është një tmerr për Edi Ramën. Tani i ka ngelur vetëm gazi, por edhe gazi ka mjetet e veta. Qëllimi maksimal nuk u arrit. Ishte gazi që nuk përballohej në ambientet e brendshme. Pajisjet anti-gaz gjenden me vështirësi, ndaj do bëhen përgatitje më serioze herën tjetër dhe shtëpia do pastrohet nga vrasësit dhe trafikantët”, tha Berisha për Euro News Albania.

Leave A Reply

Your email address will not be published.