Sali Berisha dhe Lulzim Basha thirren në Prokurori për protestën e 8 janarit

0 201

Lulzim Basha dhe Sali Berisha pritet të thirren nga prokuroria në cilësinë e deklaruesit në lidhje me ngjarjet e zhvilluara në protestën e 8 janarit para selisë së PD-së.

Lajmi është konfirmuar nga prokurori Elio Mazreku, i cili po merret me hetimin e protestës.

Të shtunën e 8 janarit, përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan dhe dëmtuan rëndë selinë E Partisë Demokratike.

Protesta e thirrur kundër kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, u bë menjëherë e dhunshme, ndaj edhe pati disa plagosje dhe arrestime.

Leave A Reply

Your email address will not be published.