Sali Berisha: Ju tregoj tablonë e vërtetë të 8 janarit

0 130

Sali Berisha u shpreh se lidhja e politikës me krimin përbën problemin numër 1 Ballkan. Sipas tij, “8 janari ka faktuar lidhjen e një politikani me një bandë mercenarësh të përbërë nga vrasës, trafikantë, terroristë të markave të ndryshme.”

Berisha: Në ndërtesë kishte një grup oficerësh gardistë, të rrethuar nga një grup vrasësish, trafikantë që duhet ta kishin vendin në qeli. Në qoftë se duam të analizojmë 8 janarin, ngjarja kulmore më kriminale e 3 dekadave ishte paraqitja e një deputeti i rrethuar nga banditët, mercenarët që i paguante ai.

Berisha i ftuar në RTV Dukagjini tha se në 8 janar, të parët që ushtruan dhunë ndaj njerëzve ishte pikërisht ky grup. Sipas tij, grupi ishte i pajisur me mjetet e një policie të rregullt, bomba gazi, bomba shurdhuese, pistoleta neuroparalizuese dhe tym toksik.

Berisha: Nga ana e protestës paqësore u përgjakën 12 protestues dhe dhjetëra e qindra të tjerë u helmuan me gaz. Kjo është tabloja e vërtetë e datës 8 janar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.