Sali Berisha përjashtohet përgjithmonë nga Partia Demokratike

0 194

Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur që të përjashtojë përgjithmonë nga PD, Sali Berishën.

Ky vendim u mor pas me shume se 8 orë disksutime.

Mbledhja e cila nisi rreth orës 19:00 dhe që ka përfunduar pas orës 3 të mëngjesit ka diskutuar në lidhje me protestën e organizuar nga Sali Berisha në ambientet e selisë blu.

Kujtojmë që ky vendim i kryesisë vjen tre ditë pas protestës së dhunshme që Sali Berisha organizoi në selinë e Partisë Demokratike.

Po si nisi “lufta” me Berishën?

Në 19 maj Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij person non grata. Menjëherë pas këtij vendimi, lideri i PD-së, Lulzim Basha përjashtoi nga grupi parlamentar ish-liderin e PD-së, Sali Berisha, deri në zgjidhjen e çështjes me Amerikën.

Në këtë periudhë, Berisha nisi të organizonte takimet e tij që i quajti Foltore dhe që sipas tij qëllim kishin rithemelimin e PD, duke pretenduar se Basha shkeli statutin me vendimin që mori për ta përjashtuar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.