Sali Berisha u zgjodh në krye të PD, reagon rivali i tij Ibsen Elezi

0 40

Ibsen Elezi ka reaguar për herë të parë pas humbjes së garës për kryetar të PD-së, përballë ish kryeministrit Sali Berisha.

Në një postim në rrjetet sociale, Elezi shkruan se “ne themel te ecjes para eshte perballja me te keqen, aq me shume ne politike”.

Në zgjedhjet e 22 majit, Berisha mori 40820 vota kundrejt kundërshtarit të vetëm Ibsen Elezi, i cili mori 2532 vota.

Reagimi i plotë i Ibsen Elezi

Falenderim !

Se pari per ata qe me inkurajuan dhe votuan, shumicen pa i takuar dhe as njohur.

Se dyti per ate pjese te medias, gazetaret dhe opinionistet qe me inkurajuan.

Se treti per stafin tim modest prej 4-personash qe perballoi keto 10 dite fushate te ngarkuar dhe gjithe vezhguesit qe ndoqen procesin e votimit.

Kujtese !

Per ata qe mendojne se do vijne dite me te mira duke ndejur ne kafe apo si spektator para TV, ju them me keqardhje se jo vetem do e kalojne ashtu ne pritje jeten e tyre, por rrezikojne edhe brezin qe vjen.

Ata qe presin te arrijne diçka thjesht se i servilosen dikujt dhe apo ata qe presin se kur do vije dita e marreveshjes per ndarjen e karrikeve, duhet te kuptojne se nuk do i sherbejne dot as vetes dhe jo me te ardhmes se ketij vendi.

Ne themel te ecjes para eshte perballja me te keqen, aq me shume ne politike.

Leave A Reply

Your email address will not be published.