Salianji: Shqipëria është kthyer në një han pa porta

0 171

Deputeti i PD, Ervin Salianji tha se do e votojnë marrëveshjen me Greqinë për një pikë të përbashkët policore në kufi, por ka shtuar se kanë rezervat e tyre.

Sipas Salianjit, kjo marrëveshje vjen si pasojë se Shqipëria është prekur rëndë nga kriminaliteti, i ilustruar edhe në artikujt e mediave greke.

“Padiskutim që parafolësi flet për PD, i ka ardhur dita, por të njëjtën këngë ka dëgjuar edhe vetë kur ka shkuar te PSV 91, ku dilte me Nanon. Të njëjtën gjë edhe ish-ministrja që foli para jush, kur i quanin mjaftista. Pjesa e të marrurit me PD, e ndërkohë që duhet të ketë përgjegjësi serioze për atë që diskutohet, është e turpshme. Keni një koncept pronësor, që doja ta thoja pak më përpara. Askush nuk është PD që ma jepni fjalën se u përmend PD. PD është pasuri e qytetarëve shqiptarë. E ndërtuar me djersën dhe gjakun e shumë demokratëve. PD nuk është as Sali Berisha, as Lulzim Basha e kryetari tjetër që do të vijë. Kjo marrëveshje po shitet sikur është kërkuar dhe arritur nga qeveria shqiptare. Të pa vërteta, kam pyetur përfaqësuesin e qeverisë në komision dhe ashtu siç pritej është marrëveshje e kërkuar nga qeveria e Greqisë. Kjo bëhet sepse Shqipëria është kthyer si një han pa porta sa i përket kriminalitetit. Një klikim larg, zbuloje se për 1 muaj kishte disa arrestime droge në kufi. Pafundësisht lajme që tregojnë gjendjen e rëndë të kriminalitetit. Nuk ka asnjë lehtësi për qytetarët. Qeveria shqiptare duhet të negocionte një element shqetësues ku bëhen radhë kilometrike të kalimit kufitar me Greqinë. Nuk do të kemi pikë të përbashkët e të kërkohej kjo, për të lehtësuar qytetarët. Ministri pak më përpara i përmendi si marrëveshje të mëdha lëvizjen e lirë. Periudhat kur ngriheshin gardhet ka qenë kur qeveriste ish-partia juaj.

Ky është një fakt që agjenda e kriminalitetit është e rëndë. Edhe klandestinët që kalojnë është një fakt. Marrëveshja me MB që vendosi një pikë të rëndësishme për emigrantët nga Shqipëria. Shqipëria sot, po nga partnerët ndërkombëtarë është klasifikuar si një vend ku pastrohen paratë e pista. Nuk ka parterë ndërkombëtarë. Nuk ka strukturë që merren me luftën ndaj krimit. Prokuroria, strukturat e luftës kanë të njëjtën shqetësim. Të gjithë kanë pësuar rritje. Nëse kanë rënë vrasjet, po themi vrasjet për shkak të arsyeve ordinere, po përfundojnë me një njoftim të policisë si agjenci lajmesh. Duke dashur të kishte një negociatë më të fortë për palën greke për të pasur lehtësira në kufi, do të donim të kishte avancuar më tej kjo marrëveshje. Duke qenë se është marrëveshje ndërkombëtare, ne e kemi votuar pro, do e votojmë pro, duke pasur këto rezerva që sapo thamë”, tha Salianji.

Leave A Reply

Your email address will not be published.