Sallabanda: S’ ka vend për panik, shkollat duhet të qëndrojnë të hapura

0 329

Ardhja e gripit mund ta rëndojë edhe më tepër situatën e Covid-19, ndaj e gjithë popullata duhet të bëjë vaksinën e gripit. Kështu u shpreh mjeku shqiptar në Spanjë, Kita Sallabanda.

“Ardhja e gripit dhe hapja e shkollave po ashtu mund të na e rëndoje situatën. Kemi dy probleme që nuk mund ta evitojmë. Shkollat duhet të hapen dhe duhet të vazhdojnë mësimin. Nuk mund të humbim një gjeneratë të rinjsh që mos të shkojnë në shkollë. Duhet të marrim masa që shkollat të mos jenë një vend infektimi, por nxënësit të kontrollohen. Edhe pse ka pasur protesta duhet të marrim të gjitha masat që mos të kemi një vit arsimor të humbur. Po të flasim për problemin e gripit do të na e rëndoje situatën siç e ka rënduar çdo vit. Mbi të gjitha me problemin që kemi me diagnozën diferenciale midis Covid dhe gripit të zakonshëm. Për këtë arsye duhet të bëjmë një vaksinim masiv me vaksinën e gripit të gjithë popullatës”, tha Sallabanda në ”Report Tv”.

Fëmijët nuk përjashtohen nga infektimi tha Sallabanda. E gjitha varet nga shëndeti, pasi mund të ketë të rinjë me strukturë gjenetike njëlloj si të një moshuari. Për sa i përket vaksinës, Sallabanda tha se ende duhet kohë për të dalë, por deri atëherë janë vetëm tre elementë që mund të na mbrojnë nga Covid-19. Ato janë ruajtja e distancës, higjiena dhe mbajtja e maskës. Ndaj ai kërkoi respektimin e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.