Samiti i Zagrebit dhe Covid-19/Do shpërqëndrohet Europa nga Integrimi?

0 416

Në kushte normale, 2020 do të ishte në nisje të tij një vit i mbarë për integrimin e Shqipërisë dhe kryefjalë do të duhej të ishte perspektiva europiane. Samiti i Zagrebit, më 6 maj përkon edhe me Javën e Europës. Pandemia e Covid-19 ka shfokusuar samitin nga integrimi i Ballkanit. Analistët nuk presin shumë nga ky takim për vendin.

Sipas Afrim Krasniqit, drejtuesit të Institutit të Studimeve Politike, këto 8 javë të infektuara me Covid-19 nuk kanë prodhuar asnjë rezultat për kushtet e kërkuara nga BE-ja: “Shqipëria nuk ka një përgjigje për të ofruar në Samitin e Zagrebit dhe nuk ka as pritshmëri për rezultatet e këtij samiti në lidhje me Shqipërinë”. Për kreun e “European Movement of Albania”, Gledis Gjipali, situata duket njësoj gri për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor për shkak të vëmendjes së shtuar për Covid-19: “Është një kohë e humbur për të gjithë”.

A do të ndryshojnë prioritetet e BE-së tani, kur pas emergjencës shëndetësore pritet të mbërrijë ajo financiare? “Ajo çfarë ka ndryshuar është një lloj stepjeje e vendeve evropiane për të zgjeruar hartën gjeografike dhe ekonomike të Bashkimit Evropian. Kriza e fundit do të kthehet në krizë të madhe ekonomike dhe zakonisht, kur ka krizë ekonomike, vendet e BE-së nuk janë të interesuara për të futur vende më të varfëra brenda bashkësisë së tyre”, u shpreh Krasniqi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.