“Sanksione për Rusinë”, Biden: Jemi të gatshëm të shkojmë më tej

0 153

Presidenti i SHBA Joe Biden foli për situatën mes Rusisë dhe Ukrainës. Biden i përshkroi ngjarjet që po ndodhin tani në Ukrainë si “fillimi i një pushtimi rus të Ukrainës”, ndërsa ai zbuloi sanksione të reja të ashpra për të ndëshkuar Moskën.

Biden dhe zyrtarë të tjerë të lartë janë zotuar të imponojnë pasoja të rënda ekonomike nëse trupat ruse kalojnë në Ukrainë, duke përfshirë anëtarët e rrethit të brendshëm të Putinit dhe institucionet financiare ruse.

“Unë do të filloj të vendos sanksione si përgjigje, shumë përtej hapave që ne dhe aleatët dhe partnerët tanë zbatuam në 2014. Dhe nëse Rusia shkon më tej me këtë pushtim, ne jemi të përgatitur të shkojmë më tej si me sanksionet. SHBA-ja beson se Rusia është agresor i qartë në tensionet me Ukrainën. Dy institucione financiare, VEB dhe Banka Ushtarake e Rusisë, tani përballen me sanksione. Sanksione priten edhe kundër elitave ruse dhe familjeve të tyre”,-tha Biden.

Administrata “Biden” i përshkruan ngjarjet në Ukrainën lindore si një pushtim nga Rusia.

Leave A Reply

Your email address will not be published.