Sanremo do të mbahet nga 2-6 mars pa spektatorë

0 336

Italia është në luftë të egër me pandeminë e Covid-19, por festivali italian i këngës, Sanremo do të mbahet dhe do të oganizohet në sallën e Teatrit Ariston nga datat 2 deri më 6 mars 2021.

Njoftimi konfirmohet nga Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë që dhanë miratimin e organizimit të një prej eventeve më të rëndësishëm kulturore në Itali.

Ekspertët miratuan protokollin e masave që parashikon organizimin e spektaklit pa praninë e spektatorëve, duke shtuar edhe të tjera kufizime që do të ulnin në maksimum mundësinë e infektimit me koronavirus të pjesëmarrësve.

Leave A Reply

Your email address will not be published.