Sarri “trembet”: Lazio e ashpër dhe e rrezikshme

0 98

Pas barazimit zhgënjyer ndaj Sassuolos, që i kushtoi dhe kreun e renditjes, Juventus do të rikthehet në fushë për të sfiduar Lazion. Bardhekaltrit janë një ndër ekipet më në formë në javët e fundit dhe këtë gjë e di mjaft mirë edhe trajneri Maurizio Sarri. Numri 1 i stolit të Juves vlerësoi maksimalisht skuadrën e Simone Inzaghit ndërsa foli edhe parakalimin e Interit duke u shprehur se pozicionimi në vendin e dytë për momentin do t’i shërbejë si motivim skuadrës së tij.

“Në ndeshjet pas Ligës së Kampionëve kemi pasur më shumë vështirësi. Ndoshta kemi pasur një rënie të motivimit, ose një rënie mendore. Pikët janë të rëndësishme dhe të gjitha ndeshjet kanë të njëjtin nivel të rëndësisë. Disa ndeshje tani duken më të rëndësishme, megjithatë në këtë pikë të sezonit asgjë nuk mund të jetë vendimtare.

Lazio është një ekip i fortë, sidomos në 25 metrat e fundit. Unë pres që ata të luajnë fort, dhe duhet t’i mbajmë larg zonës sonë të rreptësisë. Me formën që po kalon deri tani, Lacio të lë përshtypjen se do të jenë ata forca e tretë e kampionatit. Ata kanë grumbulluar 18 pikë në 6 ndeshjet e fundit, duke treguar një formë të shkëlqyer”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.