Scholz në Kosovë: Dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën s’bëhen dot pjesë e BE

0 21

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, tha se dialogu Kosovë Serbi duhet të çohet përpara.

Scholz tha se Kosova shkon drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian me zgjidhjen e dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë se dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të jenë pjesë e BE-së.

“Me rëndësi për Kosovën është që dialogu i ndërmjetësuar nga BE të çohet përpara. Kosova dhe Serbia përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse të çojnë në zgjidhje politike. Dialogu është rruga që i hap Kosovës perspektivën evropiane. Një marrëveshje politike mes dy vendeve është një kusht i rëndësishëm edhe për perspektivën e të rinjve në Kosovë. Marrëveshja duhet të zgjidhë edhe çështjen e Kosovës në fund sepse është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen pjesë e BE-së. Të dyja palët duhet t’i qasen njëra tjetrës”,-tha Scholz.

Leave A Reply

Your email address will not be published.