Seanca e parë për Kajmakun, gjykata pranon provat nga prokuroria

0 48

Edhe pse është në arrati, këtë të mërkurë u mbajt seanca e parë për ish-kreun e Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Gjykata Penale e Tiranës ka pranuar provat e dorëzuara nga Prokuroria dhe mbrojtësit e Kajmakut. Seanca e radhës do të zhvillohet më 18 qershor, ora 10:00, ku do të merren në pyetje dëshmitarët Gentian Picari, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj. Kajmaku akuzohet për “falsifikim i vulave dhe formularëve”, “falsifikim i dokumentave zyrtare” dhe “kryerja e funksionit pas dhënies së tij”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.