Sekuestrohen 40 mln euro drogë, në pranga edhe bosët e krimit

0 323

37 persona janë vënë në pranga gjatë një operacioni të përbashkët mes Departamentit të Antimafias Italiane dhe i autoriteteve shqiptare. Ata janë të akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogave të marijuanës, kokainës dhe kanabisit. Arrestimet u kryen në Itali dhe Shqipëri, ndërsa gjatë hetimeve në kohë janë sekuestruar 3 tonë e gjysmë droge që kap në treg një vlerë prej 40 milionë euro.

Janë vënë në pranga shtatë persona nga policia e Vlorës në bashkëpunim me drejtorinë e përgjithshme të shtetit, të cilët akuzohen se janë pjesë e grupit kriminal shqiptaro-italian që transportonte drogë drejt vendit fqinj.

Për momentin nuk bëhen me dije emrat e tyre, por mendohet se mes tyre janë edhe ata që konsiderohen bosat e krimit. Ky grup kriminal ishte grupi lider që menaxhonte trafikun e drogës nga brigjet shqiptare drejt Italisë. Ihte koncesionari i mbledhjes në territorin shqiptar dhe e dërgonte drejt Italisë. Në total të arrestuar nga ky operacion janë 37 persona.

Leave A Reply

Your email address will not be published.