Sekuestrohet 1 ton kokainë, një pjesë u kap në banesën e Altin Drimadhës në Brazil

0 29

Një sasi e madhe droge është kapur si rrjedhojë e hetimeve të kryera nga Policia Federale e Brazilit, të koordinuara nga Drejtoria Kundër Drogës, në San Paulo.

Mediat e huaja raportojnë se rreth 1 ton kokainë është sekuestruar nga policia braziliane dhe ajo portugeze në bashkëpunim me njëra tjetrën që posedohej nga Altin Drimadha dhe një tjetër trafikant shqiptar i cili tashmë ndodhet në arrati.

Shtëpia e Altin Drimadhës në San Paulo në Brazil është bastisur nga policia pak ditë më parë. Oficerët pasi kontrolluan banesën më 7 qershor, të përdorur nga shtetasi shqiptar Altin Drimadha dhe pasi çarmatosën dy shtetas brazilianë që e ruanin, gjetën 350 kilogramë kokainë të pastër të paketuar në kuti Luis Vuitton.

Gjatë kontrollit u gjetën edhe 300.000 dollarë amerikanë dy telefona celularë të koduar, dy armë sulmi AK 47 dhe një USB ku janë gjetur disa video ku bashkëpunëtorët e Drimadhës kishin filmuar operacionin e ngarkimit të lëndës narkotike në portin e Sao Paulos.

Ekspertët e policisë federale braziliane kanë gjetur kodin e USB ku ndodhej video bashkë me raportet e marra nga hetimet e javëve të shkuara ku identifikuan emrin e mjetit lundrues Oceanic Panfilo. Ata zbuluan se jahti i nisur pak muaj më parë nga porti i Monte Carlo ishte me 13 persona në bord.

Agjentët portugezë ndaluan jahtin dhe nisën kërkimet bazuar në përmbajtjen e videos në USB. Gjatë kontrolleve ata gjetën 650 kg kokainë me të njëjtin paketim me dizajnin “Louis Vuitton” si ajo që ishte gjetur në Brazil.

Mediat raportojnë se përveç shqiptarit Altin Drimadha të përfshirë në këtë trafik droge është edhe një shqiptar tjetër i cili ishte në krye të organizatës kriminale dhe kishte të shkuar kriminale në Australi.

Leave A Reply

Your email address will not be published.