Serbia bëhet “porta” e Rusisë në Evropë, dyfishohen fluturimet direkte mes Moskës dhe Beogradit

0 245

Teksa Evropa dhe vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut mbyllin hapësirën e tyre ajrore ndaj avionëve rusë pas pushtimit të Ukrainës, Serbia ka vendosur të rrisë numrin e fluturimeve drejt Moskës.

Vendet e Bashkimit Europian, vendet kandidate dhe Britania e Madhe ndaluan fluturimet për të gjitha avionët me flamur rus të ulen në aeroportet e tyre ose të përshkojnë në hapësirën e tyre ajrore.

qiellin e tyre si pjesë e sanksioneve të gjera të krijuara për të prekur Kremlinin.

Serbia mbetet i vetmi vend në Evropë përveç Bjellorusisë që nuk ka arritur të vendosë sanksione ndaj Moskës, dhe për më tepër ka rritur fluturimet midis dy vendeve.

Air Serbia po ofron 15 fluturime direkte për në Moskë, nga tetë që ishin përpara se Rusia të niste pushtimin e saj të Ukrainës javën e kaluar.

Kjo do të thotë që fluturimet nga Rusia mund të vijnë në Serbi, dhe ata në bord mund të hyjnë më pas në Bashkimin Evropian.

Sipas të përditshmes së Beogradit Večernje Novosti, shumica e udhëtarëve nga Evropa zgjedhin të fluturojnë me linja ajrore të mëdha përmes Lindjes së Mesme, por fluturimi tre-orësh i Air Serbia është shumë më i shkurtër.

Leave A Reply

Your email address will not be published.