Serbia duhet ta njohë Kosovën, ambasada e SHBA përsërit qëndrimin e Biden

0 310

”U takon të dy palëve, Kosovës dhe Serbisë të arrijnë një marrëveshje”, ka theksuar zëdhënësi i Ambasadës Amerikane në Serbi, James Hagengruber. Ai shprehu bindjen se njohja e ndërsjellë duhet të jetë një element kryesor në normalizimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve.

Arritja e një marrëveshje te tillë historike, me njohje të ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën drejt qëllimeve të integrimit evropian dhe rritjes ekonomike të Serbisë, tha zëdhënës i Ambasadës Amerikane në Serbi.

Hagengruber kujtoi fjalët e Presidentit Biden se ”një zgjidhje gjithëpërfshirëse, e cila do të çonte në njohjen reciproke, ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të dy vendeve dhe forcimin e institucioneve të tyre demokratike, është me rëndësi thelbësore për përparimin e Kosovës dhe Serbisë”.

Mediat serbe duket se po monitorojnë me vëmendje fushatën elektorale në Kosovë, dhe sidomos disa prej liderëve të partive politike. Agjencia Tanjug i referohet një deklarate të Ramush Haradinajt në Suharekë 4 ditë para zgjedhjeve, që ka deklaruar se në dialogun me Serbinë nuk do të ketë dorëzim dhe asnjë kompromis.

Leave A Reply

Your email address will not be published.