Serbia vaksinon mbi 256 mijë persona

0 321

Serbia ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit mbi 1 500 infektime të reja me Covid-19 ndërkohë që 19 persona kanë humbur jetën. Që prej nisjes së pandemisë, Serbia numëron mbi 3 900 viktima, por tani janë regjistruar 385 mijë persona pozitivë.

Aktualisht 4 512 persona ndodhen të shtruar në spital. Serbia është vendi i parë në rajon që ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë, ku deri tani kanë marrë injeksionin 256 521 persona.

Serbia deri tani ka siguruar disa lloje të vaksinave kundër Covid-19 ndërsa 1 milion doza të “Sinpharm” i ka marrë nga Kina. Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar publikisht se do t’i nënshtrohet vaksinimit pikërisht duke marrë doza të saj. Serbia ka marrë dhe mijëra doza nga Pfizer por dhe Sputnik V nga Rusia. Kurse përmes COVAX, Serbia pret të marrë vaksinën AstraZeneca.

Leave A Reply

Your email address will not be published.