Sërish shifra të larta por gjendja e jashtëzakonshme…

0 51

Maqedonia e Veriut regjistron sërish shifra të larta në pandeminë koronavirus. Në 24 orët e fundit u raportuan 164 raste të reja me Covid-19, shumë prej tyre në qytetin e Shkupit.

Gjithashtu, në ditën e fundit dhe dy pacientë humbën jetën. Në total Maqedonia e Veriut regjistron mbi 3700 të prekur nga koronavirusi i ri dhe 171 viktima. I lartë është dhe numri I rasteve aktive, mbi 1800 të tillë.

Pavarësisht këtij shpërthimi të ri të pandemisë, autoritetet nuk do të zgjasin gjendjen e jashtëzakonshme, e cila skadon të shtunën. Presidenti, Stevo Pendarovski vlerëson se nuk është e nevojshme shtyrja e mëtejshme dhe se nuk ka marrë një kërkesë të tillë nga qeveria.

Leave A Reply

Your email address will not be published.