Sezoni turistik veror, zgjatet deri më 15 nëntor

0 19

Sezoni turistik veror do të zgjatet deri më 15 nëntor. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Turizmit, Blendi Klosi gjatë një takimi me përfaqësues të operatorëve turistik të Vlorës, ku prezantoi dhe mënyrën se si hotelet por dhe subjektet e tjera mund të aplikojnë për lejen për hapjen e plazheve.

Klosi tha se të gjitha bizneset që shkelin rregullat do të ndëshkohen me gjobë dhe deri në heqje të licensës. Sistemi i aplikimit për këtë vit është unik në të gjithë vendin dhe të gjitha bizneset mund të aplikojnë nga data 1-15 qershor në portalin e-albania.

Pas plotësimit të dokumentave dhe vlerësimit nga ana e Ministrisë së Turizmit dhe ajo e Shëndetësisë, bizneset do të paguajnë faturën e bashkisë dhe do të lidhin kontratën me këtë të fundit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.