Shahini: Shkollat hapen vetëm për maturantët

0 318

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një video konference live në facebook, tha se shkollat në Shqipëri do të rihapen në shtator. Viti shkollor 2019-2020 do të mbyllet për shkak të virusit për t’u hapur në shtator. “Ky vit shkollor do të mbyllet në qershor 2020, provimet e maturës shtetërore do të mbahen mes datës 8-18 qershor 2020. Kjo na jep mjaftueshëm kohë për të përgatitur diplomat për maturantët që duan të studiojnë jashtë vendit. Provimet e klasës së 5 dhe të 9 do të anulohen. Klasa e 9 nuk e mban të njëjtën peshë si ato të maturës dhe nuk mund të sigurojmë kushtet për kthimin e nxënësve në shkollë. Elementi i tretë është që provim i maturës për maturantë kemi vendosur të hapim shkollat vetëm për klasën e 12 për një periudhë 3 javore nga 18 maj-5 qershor. Klasa e 1-11 deri në fund të majit dhe mësimi online për to do të mbyllet 2 javë më herët”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.