Shakohoxha akuzon: FSHF po trukon zgjedhjet, shpik delegatë ku sheh që po mundet

0 126

Kandidati për president i FSHF-së, Dritan Shakohoxha, ka akuzuara FSHF-në dhe kreun aktual të saj, Armand Duka, se po tentojnë të manipulojnë garën elektorale. Duke marrë për shembull zgjedhjet në Asamblenë e Shoqatës së Tiranës, ai ka treguar për ”Sport News” në “News 24”, se pse do t’i drejtohet gjykatës për të ndryshuar këtë sistem trukimesh. Duke iu përgjigjur pyetjeve të moderatores Enxhi Biba, Shakohoxha ka listuar shkeljet që po bën FSHF në një fushatë që po trukohet në çdo etapë.

“Po provohet të trukohet rezultati i zgjedhjeve. Janë vendosur me 2 mars, por çdo Asamble Rajonale e bën gjithnjë e më të pavlefshme mbledhjen në 2 marsit se nuk do të ketë vlerë. Të gjithë klubet që po rrinë gjakftohta nuk e kuptojnë që FSHF po trukon rezultatet e zgjedhjeve, po kurdis me gjakftohtësi e mashtrim spektakolar. FSHF ishte organizatore e Asamblesë së sotme, të Shoqatës së Tiranës që nuk ekziston. Mema që ishte kryetar ishte emëruar, gjithçka ka qenë false. Edhe ai thotë nuk edi se kush ma ka dhënë, se dokumentet janë në zyrat e FSHF, si të Shoqatave të çdo qyteti. Sot është bërë një mashtrim shumë i shëmtuar. Në këtë mbledhje befas janë zbuluar 15 njerëz që nuk kanë lidhje me këtë ambient. Për shembull ishte një shoqatë me një person Dario Mehmetllari, pronari i shoqatës nuk e njeh. Një personazh tjetër është Ajson Lala, nuk ka asnjë lidhje me futbollin, apo Albi Masha. I kontrollon dhe i sheh që nuk kanë asnjë lidhje, kanë ardhur të bëjnë përmbysjen e rezultateve të zgjedhjeve, se në një shoqatë si e Tiranës, unë kam marrë listë në gjykatë.

FSHF nuk ta jep zyrtarisht, unë e kam marr në gjykatë. Ne kemi javë e ditë, si në Durrës e Elbasan, në Tiranë kërkojmë emrat e delegatëve dhe nuk ekzistojnë. Do bëhen zgjedhjet në Fier, Gjirokastër e Korçë, nuk ekziston, federata sheh sa ke ti, dhe pastaj shpik sa delegatë ka ajo. Federata bën aq delegatë sa i duhen. Sot është hera e parë që shihni listën, shihni si i kemi marrë, janë fotografuar në momente.

Kështu zgjedhje janë padyshim janë të trukuara, nuk e kuptoj motivin pse gjithë ky pasion i çmendur për të trukuar këtë rezultat, pse kanë kaq frikë nga vota e Fair Play, nuk e di pse. Sot ishte kulmi, kanë bllokuar kandidatin në Durrës me letra false, duke i provokuar e kërcënuar anëtarët e Shoqatës. Në Fier nuk e pranuan, në Elbasan morën firmat për kandidimin e tij dhe pastaj shpallën zgjedhje, kudo kanë bërë trukime të pafundme. Është zero transparencë, është ambient i mbyllur, kush voton në Fier? Kush është në Gjirokastër, në Korçë, nuk e di askush.
Reagimi ynë është që një pjesë të anëtarëve të shoqatës do i mbledhim sot në mbrëmje për të marrë një vendim të ri, të japim edhe ne fjalën tonë, të gjithë përfaqësuesit. Shpresojmë të vijnë të gjithë, po besoj se pjesa më e madhe do të vijë. Këto minjtë e gjirizeve që kanë ardhur sot në mbledhje, të shkojnë të fshihen, një ishte nga Maliqi e u shfaq për të votuar, i them të kenë turp se ndoshta një ka ardhur thjesht për të votuar, ka ardhur se e kanë përdorur si vegël për të shtuar numrin e votuesve. Zgjedhje të tilla janë realisht të paligjshme e mbi të gjitha të pandershme.

Kryetari i Bashkisë është një ndër aksionerët e Tiranës i cili besoj ndikon e është aktiv edhe për faktin se është i tillë. Dje ka qenë me presidentin e Tiranës, zotin Halili, kanë pasur edhe sot kontakte. Ai përfaqëson klubin, siç kanë votuar kryetarë bashkish në zgjedhjet e kaluara. Vota e tyre është ndikim apo jo? Të thuash që ka ndikim politik është pak e ekzagjeruar besoj, presidenti dhe familja ka parti të vetën dhe thotë që ndikon politikisht kryetari i Bashkisë së Tiranës. Ai po përfshihet në një iniciativë të tij. Ndërhyrje politike është kur përfshihet qeveria, Ministria përkatëse nuk ka bërë asnjë ndërhyrje me sa kam dëgjuar, ndërhyrja është thjesht e aksionerit të Tiranës. Ndërsa 50% e atyre që votojnë në zgjedhje janë punonjës të FSHF, zgjedhjet bëhen në zyra, futen në ambient ku me aparatura të sofistikuara bllokohen numrat e telefonit të të gjithëve, nuk përdor dot internet. Punonjësit e FSHF kishin wireless të koduar dhe delegatët nuk kishin të drejtë për komunikim, kanë vënë zhurmues brenda saj, e kanë bunkerizuar këtë asamble dhe kanë tentuar t’ua grabisin votën dhe realisht ia kanë grabitur. Të parin moment kur mund të votonin, ia grabitën votën.

Mbledhja që është bërë sot është nul, ne do ta bëjmë edhe me grupin e shoqatave. Ky proces do të shkojë në gjykatë dhe çdo vendim i sotëm është nul, nuk vlen. Nuk mund ta bësh kaq hapur manipulimin dhe mashtrimin dhe mund t’ia hedhësh paq. Shqipëria është vend ligji, do t’i drejtohemi anëtarëve. Mendoj se një pjesë e shoqatave të Tiranës do jenë sot, për të ribërë diskutimin e familjes tonë të futbollit. Do e bëjmë së bashku asamblenë e kësaj shoqate. Të gjitha diabolizmat e kësaj federatë po zbulohen çdo ditë. Por vazhdoj t’i bëj thirrje Federatës, kush janë delegatët e votuesit? Kush voton në Fier? Pse i tremb fair play e vota? Ndoshta duan të shtojnë edhe të tjerë në Fier, do bëjnë pranë shpikje delegatësh. Askush nuk e di kush voton në Korçë, nuk ka numër e emër. Është një shoqatë tjetër, që është e Lezhës, që mbledh Lezhën, Fushë Krujën, Laçin, Krujën, Klosin, Burrelin, Bulqizën, Peshkopinë, Tropojën, Hasin… Nuk ekziston. Por ka lajmëruar një mbledhje në mënyrë false. Federata ka emëruar një tjetër në Gjirokastër, jo personin që është kryetar. Trukimi është i frikshëm.

Shpresoj që të mos bëjmë këtë diskutim edhe me 2 mars. Shpresojmë që Shoqata e Tiranës, ku janë të dhunuarit e parë, se sot e kanë zbuluar se nuk kanë asnjë vlerë. Kjo është si një ndeshje futbolli, që ti vjen me 11 vetë, unë do luaj me 22. Loja e futbollit ka humbur besueshmërinë te ne, të gjithë thonë ndeshja është vendosur më para. Unë vazhdoj të them, pse ka frike Federata të publikojë emrat e delegatëve, të luftojë fair play me votë dhe pse po bën çdo gjë të trukojë rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme?”, tha Shakohoxha.

Leave A Reply

Your email address will not be published.