SHBA: Rusia po përpilon listën e personave që do vrasin dhe dërgojnë në kampe

0 175

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar Kombet e Bashkuara se kanë informacione të besueshme që tregojnë se Moska po përpilon një “listë të zezë” , të ukrainasve që do të vriten ose do të dërgohen në kampe, nëse pushtojnë vendin. Sipas Washington post, SHBA i ka dërguar një letër shefit të OKB mbrëmjen e së dielës, ku pretendohet se planifikimi i Moskës pas pushtimit do të përfshinte tortura dhe vuajtje.

Paralajmërimi vjen pasi administrata Biden tha në fund të javës së kaluar se lideri rus kishte vendosur të nisë një pushtim të Ukrainës.

“Dëshiroj të sjell në vëmendje informacionin shqetësues të marrë së fundmi nga Shtetet e Bashkuara që tregojnë se po planifikohen shkelje dhe abuzime të të drejtave të njeriut”, thuhej në letrën e shkruar nga Bathsheba Crocker, ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.

“Këto akte, të cilat në operacionet e kaluara ruse kanë përfshirë vrasje, rrëmbime, zhdukje, ndalime të padrejta dhe përdorim të torturës, ka të ngjarë të synojnë ata që kundërshtojnë veprimet ruse”, thuhej në letrën drejtuar Michelle Bachelet, komisioneres së lartë të OKB-së. për të drejtat e njeriut.

Crocker thotë se  objektivi  i ushtrisë ruse mendohet se janë disidentët rusë dhe bjellorusë në Ukrainë, gazetarë, aktivistët kundër korrupsionit, minoritetet fetare dhe komunitetin e LGBTQI.

Letra iu transmetua të dielën mbrëma zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, OHCHR, në Zvicër. Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Kremlini ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë perëndimore për përhapjen e dezinformatave për të destabilizuar rajonin.

Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, ndërsa kërkon që Shtetet e Bashkuara të japin garanci se Ukraina nuk do të bëhet kurrë një anëtare e NATO-s, një kërkesë që Uashingtoni e ka refuzuar.

Letra e SHBA thotë se po i drejtohet zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut për shkak të mandatit dhe pranisë së raportimit të saj në Ukrainë.

Në vitin 2014, Kombet e Bashkuara krijuan një mision monitorues të të drejtave të njeriut për Ukrainën, me fokus të veçantë në zonat në lindje të vendit. Misioni ka zyra në kryeqytetin Kiev, Luhansk, Donetsk, Kharkiv dhe qytete të tjera.

Leave A Reply

Your email address will not be published.