SHBA zgjedh senatoren e parë transseksuale, afro-amerikanin gay dhe mbështetësen e konspiracioneve

0 344

Elektorati amerikan i ka dhënë vendit me zgjedhjet e fundit presidenciale, senatoren e parë transseksuale dhe kongresmenin e parë afro-latino-amerikan gay, dhe gjithashtu deputen e parë mbështetëse të hapur të rrjetit vendas të teorive të konspiracionit ‘QAnon’.

Sarah McBride u bë senatorja e parë transseksuale në fiton karrige në SHBA. “Shpresoj që kjo të tregojë të rinjve LGBTQ se demokracia jonë është e madhe edhe për ta,” tha 30 vjeçarja McBride, pas fitores në Delaware.

32 vjeçari Ritchie Torres, u bë kongresmeni i parë afro-latino gay në SHBA. pas fitores së lehtë në distriktin e 15-të të New York. ”Ai ishte një kandidat i shkëlqyer dhe latini më i ri i zgjedhur në zonë, bir i një nëne të vetme nga Bronx dhe kampion për punëtorët në New York City”,-tha Tony Cárdenas, kreu i grupit të të drejtave të popullatës hispanike amerikane Bold PAC.

Biznesmenia republikane Marjorie Taylor Greenee, u bë gruaja e parë kongresmene, paçka se është shprehur në favor të grupit të konspiracionit QAnon. Green është hetuar më parë për komente raciste apo urrejtjeje, si dhe mbështetje për konspiracionistët e QAnon, që besojnë se bota komandohet nga një kabalë e fshehtë miliarderësh.

Leave A Reply

Your email address will not be published.