Shefi i epidemiologjisë në Vlorë: Vaksinimi ndikon në fluksin e turizmit

0 42

Si në çdo qytet, edhe në Vlorë po vijon procesi i vaksinimit. Deri ditën e sotme për rrethin e Vlorës janë vaksinuar kundër Covid-19 rreth 40 mijë qytetarë, ndërkohë që po merret doza e dytë e vaksinës.

Shefi i epidemiologjisë në Vlorë, Agron Bashllari thotë se banorët e Vlorës po marrin dozën e dytë, dhe deri më tani janë vaksinuar 40 mijë qytetarë. Po ashtu ai tha se efekti i vaksinimit të popullatës ndikon dhe në fluksin e turizmit, ku në qytetin e Vlorës pritet të ketë fluks të shtuar.

Nga ana tjetër, Bashllari shprehet se ka rënie të sëmundshmërisë nga virusi, ku nga 60 testime ditore nuk kemi gjetur asnjë rast. Ndërkohë personat që kanë bërë vaksinën e dytë ndihem më të sigurt dhe nuk kanë pasur asnjë.

”Në pallatin e sportit si pika kryesore e vaksinimit vijon vaksinimi i personave me ritme të larta, i atyre që po kryejnë dozën e dytë. Vlora ka ritëm të lartë vaksinimi, deri tani po arrijmë në 40 mijë persona. Në qendrat shëndetësore dhe në pika të tjera të vaksinimit gjithashtu vazhdon vaksinimi. Të gjithë personat që kanë dpozën e dytë kanë datën e shënuar njëkohësisht komunikohet dhe në telefon. Kartela e vaksinimit tregon dhe datën kur duhet të paraqiten.

Ata që kanë probleme shëndetësore apo personale dhe e shtyjnë vaksinimin me disa ditë përsëri janë llogaritur. Shikojmë që ka kërkesë nga qytetarë që duan të udhëtojnë jashtë vendit për ta bërë në afat më të shkurtër nga sa lejohet vaksinimi për shkak të nevojave personale por kjo nuk është e mundur detyrimisht duhet të respektojmë rregullat. Ne punojmë me të gjitha vaksinat që janë ofruar nga ministria e shëndetësisë. Nuk kemi patur probleme as mungesa.

Kërkojmë me insistim nga personeli shëndetësor por dhe nga popullata të vazhdojë puna me ritme të larta pasi siç e pamë këtë fundjavë kishim një numër të lartë të ardhurish për turizëm që do të thotë se ditët në vijim do të jenë ditë me më shumë njerëz dhe duhet ta vaksinojmë më shpejt popullatën”, tha ai.

Leave A Reply

Your email address will not be published.