Shefi i OBSH-së: Bota duhet të përfitojë nga vaksina kundër Covid-19

0 310

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka përshëndetur progresin e shpejtë drejt zbulimit të vaksinës për luftimin e Covid-19, por të premten ai insistoi se çdo vend duhet të përfitojë.

”Vaksina do të jetë mjet kryesor për kontrollimin e pandemisë dhe ne jemi të inkurajuar nga rezultatet paraprake të testeve klinike që u publikuan këtë javë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, në mbyllje të punimeve të Asamblesë vjetore të OBSH-së.

Gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer dhe partneri i tyre gjerman BioNTech njoftuan të hënën se testimi i vaksinës së tyre ka rezultuar 90% efektivë në fazën finale, ku janë përfshirë më shumë se 40 mijë njerëz.

Koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e afro 1.3 milion njerëzve në të gjithë botën. Raportohet se janë regjistruar mbi 52.7 milionë raste me Covid-19. Këto shifra besohet se paraqesin vetëm një pjesë të shifrave reale të infektuarve, pasi shumë vende po testojnë vetëm rastet simptomatike ose rastet më të rënda.

Leave A Reply

Your email address will not be published.