Shehi i zhgënjyer: Reforma Zgjedhore, po bëhet për të patur zgjedhje të pranueshme

0 377

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, i pyetur nëse ka një zhvillim nga tryeza për Reformën Zgjedhore, thotë se Reforma po bëhet vetëm për të patur zgjedhje të pranueshme. ”Unë jam skeptik dhe i pakënaqur për të qenë i sinqertë. Nuk shikoj ndonjë gjë të re në gjithë këtë rrëmujë të madhe nuk shikoj ndonjë hap të rëndësishëm dhe megjithatë që 20-a aprovoj të mbyllet kjo histori, të mbyllet kjo dava. Kjo që po bëhet me reformën e konsideroj thjeshtë një detyrim që kemi ndaj komunitetit ndërkombëtarë, ndaj miqve tanë. Kjo nuk zgjidh ndonjë gjë të rëndësishme. I vetmi element rëndësishëm që kishte për të krijuar qeveri tranzitore 3 muajt e parë me sa duket nuk do ta aprovojë njeri, partia socialiste nuk bie dakord”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.