Shehi: Opozita në zgjedhje me 1 platformë, por me 2 lista për efekt deputetësh

0 329

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Dashamir Shehi, ka bërë me dije se opozita në zgjedhjet e 25 prillit, do të shkojë me platformë të përbashkët, por mund të shkojnë me 2 lista për efekt deputetësh.

“Do shkojmë me plaformë të përbashkët. Për të zgjeruar numrin e deputetëve mund të ndahen dhe në dy lista. Po presim për të treguar dhe respekt ndaj kërkesës së Metës në Venecia. Nëse do ketë hapësirë për të përmirësuar ligjin e zgjedhjeve e mirëpresim. Ne si individë dhe si parti propozojmë të përfaqësohemi në parlament dhe të fusim sa më shumë deputet në lista”, tha Shehi për ”Report tv”.

Sa i përket situatës së pandemisë, Shehi tha se Rama nuk e merr parasysh opozitën dhe as propozimin e saj, duke shtuar se nuk e ka thirrur në takim. Ai i ka sugjeruar Ramës që të ftojë opozitën në takim dhe të dëgjojë propozimet e tyre për situatën. Këtu ka sugjeruar edhe që vendi ynë të ndjekë protokollet e vendeve të tjera të zhvilluara në përballimin e situatës së Covid-19.

Leave A Reply

Your email address will not be published.