Shehu: I drejtohem prindërve shqiptarë. A e dini se çfarë katastrofe shkakton kanabisi?

0 377

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar ndaj projektit të qeverisë “Rama 2” për legalizimin e hashashit. Shehu shprehet se qytetarët shqiptarë duhet të ndërgjegjësohen mbi rrezikun që u kanoset familjarëve dhe fëmijëve të tyre nga hashashit. Shehu rrëzon dhe propagandën që lidhet me përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore. Ai shprehet se “përdorimi i kanabisit në shëndetësi është akoma në fazat e kërkimit shkencor, në sasi shumë të vogla, në kultivime krejt speciale, pa përfitim financiar, përkundrazi me kosto, që në Itali, Greqi etj e realizon ushtria”.

Postimi i plotë 

“Shqiptare kujdes, “tymosja” nuk shkatërron virusin, shkatërron shoqërinë e qenien njerëzore! Sot nuk i drejtohem Kryeministrit mbasi e dëgjova ne këmbënguljen e tij “vrastare”! Dëshiroj t’i drejtohem shqiptarëve, prindërve, vëllezërve a motrave: a e dini çfarë është “droga”, a e kuptoni se me çfarë çmimi do ta paguajmë të gjithë kthimin e Shqipërisë ne “Republikën e Kanabisit”?!

Kanabisi është një drogë, rreth 80% e atyre që shtrohen në kliniken tonë të toksikologjisë për mbi dozë nga “të fortat” e kanë filluar me “tymosje”. A e dini që “tymosja” jep dëmtime të thella të nivelit intelektual e mund të shpërthejë skizofreninë. A e dini që kjo lloj “tymosje” është rreth 10 herë më shumë kancerogjene se duhani etj, etj.

“Kanabisi mjekësor”?? Është vetëm një koperturë për këtë qeveri për të realizuar kanabizimin e vendit, mjafton të kujtoni vitet 2015-16, kështu e filluan dhe atëherë kur u mbush vendi, kur “tymosej” në çdo shkollë, “lulëzuan” e fituan grupet kriminale, u terrorizuan fshatarët, që të detyruar i paguani policisë 10-15 E për bimë të kultivuar duke u shkatërruar ekonomikisht ata vetë, por pasuruar “bosët” në Tiranë.

Duhet ta dini se përdorimi i kanabisit në shëndetësi është akoma në fazat e kërkimit shkencor, në sasi shumë të vogla, në kultivime krejt speciale, pa përfitim financiar, përkundrazi me kosto, që në Itali, Greqi etj e realizon ushtria. Pra zgjohuni, e veproni përpara se “tymi” t’ju fusë në “gjumin letargjik“, se ashtu ju duan këta që kërkojnë t’ju përdorin si kavje!”.

Leave A Reply

Your email address will not be published.