Shehu: Qeveria centralizoi testet për të kontrolluar shifrat e pandemisë

0 69

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu e konsideroi arsyen e numrit të ulët të testeve për Covid-19 në Shqipëri te centralizimi i analizimit të tyre në laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, centralizim që sipas tij është bërë me qëllim për të kontrolluar shifrat e pandemisë.

Sipas ish-ministrit demokrat centralizimi i testimeve ka pasur si qëllim kontrollimin e shifrave dhe shmangien e ballafaqimit me situatën e vërtetë. Shehu tha se situata është më e keqe se periudha mars-prill dhe se më i rëndë është fakti se institucionet shëndetësore janë të pambrojtura dhe janë kthyer “bomba përhapëse të infeksionit”.

“Spitalet janë vënë në hendikap, kështu pacientët nuk marrin shërbim dhe qytetarët priren t’i qëndrojnë larg spitaleve duke vuajtur pasoja në shëndetin e tyre”. Ish-ministri ia faturoi gjendjen aktuale mungesës së një strategjie konkrete nga qeveria për përballimin e situatës, ndërsa sugjeroi që për 10 ditë teste dhe gjurmime masive në spitale e më pas në struktura të tjera ku ka grumbullime mund të arrihet një përmirësim i gjendjes.

Leave A Reply

Your email address will not be published.