Shembja e 1 mijë banesave, Vokshi dhe Noka: Interpelancë me Ballukun

0 232

Deputetët demokratë, Albana Vokshi dhe Flamur Noka kanë kërkuar interpelancë me ministren Belinda Balluku për projektet te zonat e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Paskuqanit.

“Së bashku me Flamur Noka kemi dorëzuar pranë Kryesisë së Kuvendit kërkesën për interpelancë ndaj Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Belinda Balluku, në lidhje me projektet në zonat e 5 majit, unazës së Laprakës dhe Paskuqanit.

Pa informim e konsultim publik, pa transparencë, në shkelje të Kushtetutës, legjislacionit shqiptar dhe Konventave Ndërkombëtare, Qeveria ka urdhëruar shembjen e mbi 1000 shtëpive për t’i hapur rrugë projekteve që nuk kanë në qendër interesin publik.

Të vendosur për të bërë transparencë për atë që mund të konsiderohet e mbahet mend si operacioni më antihuman i Edi Ramës që po hap plagë të thella sociale,” shkruan Albana Vokshi.

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Leave A Reply

Your email address will not be published.